Shqiponja sulmon vajzën 20 muajshe, nëna dhe fqinji 'luftojnë' me zogun grabitqar

Shqiponja sulmon vajzën 20 muajshe, nëna dhe fqinji 'luftojnë' me zogun grabitqar

10:32, 09/09/2024
A+ Aa A-

Një shqiponjë sulmoi një vajzë 20-muajshe në Norvegji, duke detyruar nënën e saj dhe një fqinj të luftojnë me zogun grabitqar, i cili u vra përfundimisht, raportojnë mediat norvegjeze.

Vogëlushja, po luante në fermën e familjes në Trøndelag, Norvegjia qendrore, kur shqiponja u hodh mbi të.

E vogla u dërgua në spital dhe përfundoi me qepje në pjesën e pasme të kokës dhe fytyra e saj ishte gërvishtur nga kthetrat, i tha babai i saj transmetuesit publik NRK.

“Shqiponja u shfaq nga hiçi dhe rrëmbeu vajzën tonë”, tha babai.

“Nëna e saj nxitoi dhe e kapi shqiponjën, por duhej të luftonte për ta lënë të ikte. Edhe një fqinj vrapoi për ta ndihmuar”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco