‘Kini kujdes’- Donald Trump paralajmëron: Kur të fitoj, ata që do mashtrojnë në zgjedhje do të dënohen me burgim

‘Kini kujdes’- Donald Trump paralajmëron: Kur të fitoj, ata që do mashtrojnë në zgjedhje do të dënohen me burgim

15:03, 08/09/2024
A+ Aa A-

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të ndiqen penalisht të gjithë ata që mashtrojnë në këto zgjedhje, raportoi të dielën “Associated Press”.

 Këtë deklaratë Trump e ka dhënë pak ditë para debatit të tij të parë kundër kandidates së tij demokrate, Kamala Harris.

Trump paralajmërimin e dha në rrjetet e tij sociale, duke thënë se do të burgosen të gjithë ata që përfshihen në sjellje të paskrupullta gjatë këtyre zgjedhjeve.

“Kur të fitoj, ata njerëz që kanë mashtruar do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit, i cili do të përfshijë dënime me burgim afatgjatë. Ju lutemi, kini kujdes. Ata që janë të përfshirë në sjellje të paskrupullta do të kërkohen, kapen dhe ndiqen penalisht në nivele të papara më parë në vendin tonë”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco