Kongo fillon vaksinimin kundër lisë së majmunëve më 2 tetor

Kongo fillon vaksinimin kundër lisë së majmunëve më 2 tetor

13:33, 08/09/2024
A+ Aa A-

Vaksinimi kundër lisë së majmunëve në Kongo do të fillojë më 2 tetor, me punonjësit e shëndetësisë që fillimisht do të fokusohen në tre provincat më të prekura, thanë zyrtarët lokalë.

Të rriturit në provincat Equateur, Kivu Jugor dhe Sankuru do të vaksinohen së pari, tha për Associated Press Chris Kacita Osako, koordinator i Komitetit Kongolez për të luftuar linë e majmunëve.

Në fillim të kësaj jave, dërgesa e parë prej 100,000 dozash vaksine mbërriti në Kongo, epiqendra e shpërthimit. Vaksinat e prodhuara nga kompania daneze Bavarijan Nordik janë dhuruar nga Bashkimi Evropian përmes HERA, agjencisë për urgjencat shëndetësore. 100,000 doza të tjera u dorëzuan sot.

Por ai total prej 200,000 dozash është vetëm një pjesë e vogël e tre milionë dozave që autoritetet kanë thënë se nevojiten për t’i dhënë fund epidemisë së lisë së majmunëve në Kongo. Vendet e Bashkimit Evropian janë zotuar të dhurojnë më shumë se 500,000 doza, por afati i fundit për dorëzimin e tyre mbetet i paqartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco