Pamje apokaliptike! Më i forti që ka goditur Azinë këtë vit, tajfuni 'Yagi' shkakton dhjetëra viktima në Vietnam, Kinë dhe Filipine

Pamje apokaliptike! Më i forti që ka goditur Azinë këtë vit, tajfuni 'Yagi' shkakton dhjetëra viktima në Vietnam, Kinë dhe Filipine

11:04, 08/09/2024
A+ Aa A-

Tajfuni Yagi, më i forti që ka goditur Azinë këtë vit, e ka ulur intensitetin në një stuhi tropikale sot, pasi goditi Vietnamin verior, provincën Hainan të Kinës dhe Filipinet, dhe duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Shërbimi i motit i Vietnamit njoftoi një dobësim të tajfunit sot, por paralajmëroi se kishte ende rreziqe për përmbytje dhe rrëshqitje të dheut pasi stuhia, më e forta që ka goditur vendin në dekada, u zhvendos drejt perëndimit.

Qeveria tha se stuhia vrau të paktën tre njerëz në Hanoi, një qytet me 8.5 milionë banorë, duke vënë në dukje se numri i viktimave mund të rritet. Katërmbëdhjetë njerëz janë vrarë deri më tani në Vietnam, sipas raporteve, duke përfshirë katër në një rrëshqitje dheu në provincën Hoa Binh, rreth 100 kilometra në jug të Hanoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco