Papa Françesku bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës mes fiseve në Papua Guinea e Re

Papa Françesku bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës mes fiseve në Papua Guinea e Re

11:01, 08/09/2024
A+ Aa A-

Papa Françesku, si pjesë e vizitës së tij dymbëdhjetë ditore në Azi dhe Oqeani, udhëtoi nga kryeqyteti i Papua Guinesë së Re për të vizituar katolikët në qytetin Ëanimo, i cili ndodhet në një xhungël të largët pranë kufirit me Indonezinë.

Ai vlerësoi punën e udhëheqësve të kishës lokale dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund rivaliteteve dhe dhunës ndërfisnore, të cilat janë një fenomen i shpeshtë dhe vdekjeprurës në Papua Guinenë e Re.

Papa u bëri thirrje njerëzve që të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin për t’i dhënë fund ndarjeve personale, familjare dhe fisnore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco