Lajmi i fundit

'Tentuan të eleminonin prokurorin dhe Rumin'/ Gjykata pranon kërkesat për gjykim të shkurtuar, u 'krasit' vitet e burgut. Ja sa dënohen

Lideri i opozitës në Venezuelë largohet nga vendi, kërkon azil politik në Spanjë

Lideri i opozitës në Venezuelë largohet nga vendi, kërkon azil politik në Spanjë

07:17, 08/09/2024
A+ Aa A-

Qeveria e Venezuelës ka thënë se kandidati presidencial i opozitës, Edmundo González është larguar nga vendi, duke kërkuar azil në Spanjë.

González ka qenë i fshehur, pasi ndaj tij ishte lëshuar  një urdhër arresti pasi opozita kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të korrikut – në të cilat Këshilli Kombëtar Zgjedhor (CNE) i kontrolluar nga qeveria shpalli fitues Nicolás Maduro.

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha në një postim në mediat sociale se pasi kërkoi “vullnetarisht” strehim në ambasadën spanjolle në Karakas disa ditë më parë, Gonzez i kërkoi qeverisë spanjolle azil politik.

Ajo shtoi se Karakasi kishte rënë dakord për kalimin e tij të sigurt dhe se ai ishte larguar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, José Manuel Albares tha se González ishte nisur nga vendi me kërkesën e tij dhe me një avion të Forcave Ajrore Spanjolle.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco