Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Sali Berisha çmonton akuzat e SPAK

Tajfuni i frikshëm shkakton kaos, 2 viktima dhe dëme të shumta në provincën kineze

Tajfuni i frikshëm shkakton kaos, 2 viktima dhe dëme të shumta në provincën kineze

18:45, 07/09/2024
A+ Aa A-

Stuhia më e rëndë aziatike ka përfshirë dje rajonin kinez të Hainan me erëra të dhunshme dhe reshje të rënda që lanë të paktën 2 njerëz të vrarë e plagosën më shumë se 90. Pamje të shumta të postuara në rrjetet sociale tregonin thyerje të dritareve e pemëve nga erërat që arrinin në 234km/ore.

Stuhia besohet se është dyfishuar në fuqi që prej ardhjes nga Filipinet ku kishte lënë disa viktima në fillim të javës. Dhe tajfuni njohur si Jagi u përplas në qytetin Venchang në Hainan duke shkaktuar dëme të shumta e duke lënë dhjetra mijëra pa energji elektrike, shkruan agjencia shtetërore  Xinhua.

Zyrtarët shtonin se mijëra anëtarë të grupeve emergjencës kishin dalë për ndihmë në terren dhe deri mëngjesin e sotëm energjia elektrike ishte rikthyer në shumicën e zonave. Disa qindra mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë. Aeroporti kryesor i rajonin pritej të rihapej pasditen e sotme.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco