Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Sali Berisha çmonton akuzat e SPAK

Rasti i 14-të në SHBA dhe i pari pa pasur kontakt me kafshët e infektuara, alarmon autoritetet amerikane

Rasti i 14-të në SHBA dhe i pari pa pasur kontakt me kafshët e infektuara, alarmon autoritetet amerikane

16:23, 07/09/2024
A+ Aa A-

 Shqetësimi po rritet për transmetimin e gripit të shpendëve te njerëzit. Autoritetet shëndetësore amerikane njoftuan dje se një pacient në Misuri është konfirmuar nga analizat laboratorike se është infektuar me gripin e shpendëve pa pasur asnjë kontakt me një kafshë bartëse. Ky është rasti i parë i tillë në SHBA.

Deri dje, rastet e gripit të shpendëve që ishin zbuluar në vend kishin lidhje me botën blegtorale apo shpendësh. Paraqitja e pacientit në spital më 22 gusht mobilizoi autoritetet amerikane, të cilët kërkuan kryerjen e analizave shtesë.

Rezultatet treguan se ishte një rast i gripit të shpendëve, thanë ata në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) dhe autoritetet lokale shëndetësore të këtij shteti të Amerikës Qendrore.

"Asnjë rast i transmetimit përmes kontaktit të ngushtë (të pacientit) nuk është identifikuar ," tha CDC. Ky është rasti i 14- të i identifikuar në SHBA këtë vit dhe i pari në të cilin pacienti nuk ka pasur kontakt të njohur me një kafshë apo zog të infektuar.

Prej pranverës, në vend ka ndodhur një epidemi e gripit të shpendëve, me karakteristika të pazakonta. Infeksioni, i cili prek kryesisht zogjtë e kultivuar dhe të egër, tani po përhapet edhe te lopët. Rasti i parë, në Teksas, në jug të SHBA, u njoftua më 1 prill. Ishte rasti i parë i njohur në botë i virusit të gripit të shpendëve që u transmetua nga një lopë te njeriu.

Ekspertët janë të shqetësuar për rritjen e numrit të gjitarëve që infektohen me gripin e shpendëve, pavarësisht se rastet njerëzore mbeten të pakta. Arsyeja pse ata janë të shqetësuar është se përhapja e gjerë e bën më të lehtë mutacionin e virusit, i cili gradualisht mund të marrë karakteristika që do ta bënin më të lehtë përhapjen nga personi në person.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco