Skandali ‘Boccia’/ Dorëhiqet Ministri Italian i Kulturës

Skandali ‘Boccia’/ Dorëhiqet Ministri Italian i Kulturës

18:30, 06/09/2024
A+ Aa A-

Ministri Italian e Kulturës, Gennaro Sangiuliano dha dorëheqjen e parevokueshme, pas skandalit me konsulenten Maria Rossaria Boccia, me të cilën rezultoi të kishte dhe një marrëdhënie intime.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pranoi dorëheqjen e tij, e cila erdhi pas intervistës televizive në Rai 1, ku pranoi lidhjen sentimentale me Maria Rossaria Boccia e pa emëruar si këshilltare e tij për evente të mëdha.

Pas vendimit të dorëheqjes, Sangiuliano ka paralajmëruar një kallëzim penal në Prokurorinë Publike, në atë që e cilëson ‘masë paraprake ndaj atyre që kanë publikuar lajme të rreme ditët e fundit”.

‘Kam nevojë për qetësi personale, të jem pranë gruas sime që dua”, shkruan ai, në letrën e dorëheqjes.

 Në vend të Sangiulianos si ministër i ri i Kulturës, do të jetë Alessandro Giuli. Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, nënshkroi dekretin për emërimin e Giuli, me propozim të kryeministres Meloni.

Historia që sillet rreth rolit të Maria Rosaria Boccia-s dhe marrëdhënies së saj me Sangiulianon “nuk ka mbetur pa u vënë re” nga Gjykata e Audituesve, ku “po bëhen vlerësimet përkatëse”. Kështu tha gjyqësori kontabël i konsultuar për këtë rast. 

Avokati i ministrit në dorëheqje, Silverio Sica, deklaroi ndërkohë se “nuk ka asnjë provë se ai është shantazhuar, por  “në bazë të materialit që kemi shqyrtuar, jemi në mes të një afere shumë private. Kjo aferë i përgjigjet politikisht një logjike të standardit të dyfishtë gjithë-italian, morali i dikujt është ai i kundërshtarit”./ ANSA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco