‘Telegram nuk është ‘parajsë anarkie’- Akuzohet për lejimin e aktivitetit kriminal në aplikacionin e tij, Pavel Durov thyen heshtjen: Arrestimi im ishte i gabuar!

‘Telegram nuk është ‘parajsë anarkie’- Akuzohet për lejimin e aktivitetit kriminal në aplikacionin e tij, Pavel Durov thyen heshtjen: Arrestimi im ishte i gabuar!

09:40, 06/09/2024
A+ Aa A-

Themeluesi i “Telegram”, Pavel Durov, i cili është marrë nën hetim nga Franca, ka reguar për herë të parë lidhur ndalimin e tij, duke thënë se autoritetet franceze duhet t’i drejtoheshin kompanisë së tij me ankesat e tyre në vend që të ndalonin atë, duke e quajtur arrestimin të gabuar.

 Durov, në një postim të gjatë në kanalin e tij në “Telegram” mohoi pretendimet se aplikacioni i tij është një “parajsë anarkie”.

Multimiliarderi me origjinë ruse, ndër të tjera vuri në dukje se hetimi për Telegram e befasoi, pasi autoritetet franceze kishin akses në një linjë telefonike që ai kishte ndihmuar në ngritjen dhe mund të kontaktonte me përfaqësuesin e Telegram në BE, në çdo kohë

 “Nëse një vend është i pakënaqur me një shërbim interneti, praktika e vendosur është të fillojë një veprim ligjor kundër vetë shërbimit,” shkroi ai. “Përdorimi i ligjeve nga epoka e para-smartphone-it për të ngarkuar një CEO për krime të kryera nga palë të treta në platformën që ai menaxhon, është një qasje e gabuar”, ka shkruar ai.

Telegrami, tha ai, nuk ishte perfekt, por ai mohoi çdo abuzim të lidhur me aplikacionin.

“Pretendimet në disa media se Telegram është një lloj parajse anarkike janë absolutisht të pavërteta. Ne heqim miliona postime dhe kanale të dëmshme çdo ditë”, shkroi Durov.

Durov, tani një shtetas francez, u arrestua në fund të muajit të kaluar në Francë në mes të një hetimi mbi krimet që lidhen me imazhet e abuzimit seksual të fëmijëve, trafikun e drogës dhe transaksionet mashtruese të lidhura me aplikacionin.

Ai është akuzuar nga drejtësia franceze si i dyshuar për lejimin e veprimtarisë kriminale në aplikacionin e mesazheve, por shmangu ndalimin në burg përpara se çështja të shqyrtohej me një garanci prej 5 milionë eurosh.

Ai u lirua me kusht që të paraqitej në një komisariat dy herë në javë dhe të qëndronte në Francë. Akuzat kundër Durov përfshijnë bashkëpunim në përhapjen e imazheve seksuale të fëmijëve dhe një sërë shkeljesh të tjera të supozuara në aplikacion.

Arrestimi i tij i befasishëm ka vënë në qendër të vëmendjes përgjegjësinë penale të Telegram, aplikacionit popullor me rreth 1 miliard përdorues, dhe ka ndezur debatin mbi lirinë e fjalës dhe censurën e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco