U arrestua pasi djali i El Chapo-s e mori peng, lideri i kartelit ‘Sinaloa’ pranon të transferohet në New York për gjykim

U arrestua pasi djali i El Chapo-s e mori peng, lideri i kartelit ‘Sinaloa’ pranon të transferohet në New York për gjykim

09:37, 06/09/2024
A+ Aa A-

Një bashkëthemelues dhe udhëheqës i kartelit Sinaloa të Meksikës, Ismael “El Mayo” Zambada, ka rënë dakord të transferohej nga Teksasi, ku po mbahet pas arrestimit të tij në fund të korrikut, në Nju Jork, për të filluar gjyqin e tij të parë për trafik droge në tregun amerikan.

Sipas dokumenteve zyrtare Ismael “El Mayo” Zambada tha se nuk e kundërshton kërkesën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, i cili njoftoi autoritetet e Teksasit më herët dje se prokurorët federalë në Nju Jork kishin filluar procesin e transferimit të meksikanit.

Në Nju Jork, “Mayo” është proceduar ndër të tjera për krijim bande me qëllim prodhimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogave si kokaina dhe fentanili.

Ai akuzohet gjithashtu nga autoritetet në Teksas (jug) dhe Illinois (veri) për krime të ndryshme, nga trafiku i drogës deri te pastrimi i parave dhe vrasjet

Zambada i shpëtoi kapjes për pjesën më të madhe të jetës së tij, pavarësisht një shpërblimi amerikan prej 15 milionë dollarësh për kapjen e tij.

Ai u arrestua më 25 korrik me djalin e El Chapo, Joaquin Guzman Lopez, pasi ata u ulën në Shtetet e Bashkuara me një avion privat.

Avokati i Zambada dhe ambasadori i SHBA-së në Meksikë kanë pohuar se ai është marrë kundër vullnetit të tij. Në një deklaratë, Zambada ka thënë se atij i ishte zënë në pritë nga Guzman Lopez dhe u detyrua të hipte në aeroplan.

Ismael Zambada, 76 vjeç, është paraqitur tashmë dy herë në gjykatë në qytetin kufitar të El Pasos që nga arrestimi i tij më 25 korrik në aeroportin e një qyteti fqinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco