Avioni i 'Turkish' has në xhepa ajri, plagosen 6 pasagjerë

Avioni i 'Turkish' has në xhepa ajri, plagosen 6 pasagjerë

09:28, 06/09/2024
A+ Aa A-

Të paktën 6 pasagjerë mbetën të plagosur pasi një avion i kompanisë “Turkish Airlines” hasi në turbulenca të forta teksa po udhëtonte drejt Taipeit.

Në një raportim për mediat, kompania bën me dije se mes të plagosurve nga ky incident janë 4 pasagjerë dhe 2 stjuardesa.

Fluturimi Stamboll-Taipei dhe numër TK-24 u përballë me turbulenca 2 orë para uljes në aeroportin e Taipeit. Në avion ndodheshin 214 pasagjerë, shkruan A2.

Këshilltari për shtyp i “Turkish Airlines”, Yahya Üstün shtoi se aeroplani u ul në Taipei pa asnjë problem, teksa pasagjerët u dërguan me urgjencë në spital. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco