10-vjeçari vret ish-kryebashkiakun e Luizianës dhe vajzën e tij

10-vjeçari vret ish-kryebashkiakun e Luizianës dhe vajzën e tij

22:51, 03/09/2024
A+ Aa A-

Një djalë 10-vjeçar qëlloi dhe vrau ish-kryebashkiakun 82-vjeçar të Minden, një qytet në veriperëndim të Luizianës dhe vajzën e tij 31-vjeçare.

Ata janë Joe Cornelius Sr dhe Keisha Miles, të cilët janë qëlluar për vdekje me armë zjarri ndërsa ende nuk është bërë i ditur motivi.

Trupat e të dyve u gjetën të dielën në mëngjes me plagë të shumta me armë zjarri. Autoritetet nuk raportuan menjëherë se si fëmija, i cili u arrestua, është i lidhur me Cornelius dhe Miles.

Fqinjët i thanë një stacioni televiziv lokal se dëgjuan Cornelius dhe fëmijën duke u grindur, ndoshta për tarifat e kartave të kreditit për lojëra video, dhe më vonë dëgjuan disa të shtëna me armë.

Por hetuesit thanë se ndonjë motiv i mundshëm në këtë rast, ende nuk është përcaktuar. Cornelius ishte një anëtar i gjatë i Këshillit të Qytetit Minden. Pas vdekjes së kryebashkiakut të qytetit, Cornelius u emërua ushtrues detyre i kryetarit të bashkisë në vitin 2013. Ai gjithashtu kishte qenë një ish-zëvendës sherif dhe ishte një udhëheqës i shquar i komunitetit të zezakëve të qytetit./ ANSA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco