Kirby: Vrasjet e pengjeve rrisin urgjencën në bisedimet për armëpushim në Gazë

Kirby: Vrasjet e pengjeve rrisin urgjencën në bisedimet për armëpushim në Gazë

22:51, 03/09/2024
A+ Aa A-

Vrasja e gjashtë pengjeve nga militantët e Hamasit, trupat e të cilëve u gjetën nga trupat izraelite gjatë fundjavës, thekson urgjencën për një marrëveshje armëpushimi në Gazë dhe lirimin e robërve të mbetur, tha sot Shtëpia e Bardhë, sipas “Reuters”.

“Është e qartë se ajo që ndodhi gjatë fundjavës nënvizon se sa e rëndësishme është që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, u tha gazetarëve në një konferencë zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke shtuar se Hamasi ishte përgjegjës për vdekjet e tyre.

SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë bërë presion të madh për të negociuar një marrëveshje armëpushimi për pengjet – për të arritur të paktën një ndalesë të përkohshme të konfliktit të Gazës në këmbim të lirimit të pengjeve të sëmurë, të moshuar dhe të plagosur.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvillon mbledhjen e parë të Sesionit VII

Por, një marrëveshje ka qenë e paarritshme. Zyrtarët amerikanë kanë punuar në atë që disa zyrtarë e quajnë një propozim përfundimtar, por Kirby tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të nxisnin një koncept “prano ose lëre”.

“Ne jemi duke punuar për një propozim që do të sigurojë lirimin e pengjeve të mbetura dhe do të përfshijë lehtësim masiv dhe të menjëhershëm për popullin e Gazës dhe gjithashtu do të rezultojë në një ndalim të luftimeve”, tha ai.

Ai tha se nuk kishte një afat kohor se kur do të paraqitej zyrtarisht propozimi. “Ne jemi ende në konsultime të vazhdueshme me Katarin, Egjiptin dhe Izraelin, dhe natyrisht, Katari dhe Egjipti janë në kontakt me Hamasin dhe ne do të bëjmë të pamundurën për ta realizuar atë”, tha Kirby. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco