Papa Françesku - të rinjve: Asnjëherë mos u pajtoni me idenë se lufta mund të zgjidhë problemet!

Papa Françesku - të rinjve: Asnjëherë mos u pajtoni me idenë se lufta mund të zgjidhë problemet!

22:45, 03/09/2024
A+ Aa A-

Papa Françesku u dërgoi këtë të martë një mesazh të rinjve italianë, duke i kërkuar që të mos pajtohen kurrë me luftën dhe të jenë “instrumente paqeje”.

“Asnjëherë mos u pajtoni me idenë se lufta mund të zgjidhë problemet dhe të sjellë paqe, sepse lufta është gjithmonë një dorëzim i turpshëm ndaj forcave të së keqes dhe sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim”, deklaroi Papa.

Ai e tha këtë në një takim në qytetin antik Scala në provincën e Campania në jug të Italisë, ku morën pjesë 500 të rinj. Papa vuri në dukje tre mënyra kryesore për tu bërë një instrument paqeje. Gjithashtu inkurajoi të rinjtë që të mbushin ditën e tyre me vepra dashamirësie dhe gatishmërie për të falur, duke promovuar kështu paqen.

Kreu i Kishës Katolike Romake u bëri thirrje të rinjve që të luten me gjithë zemër për paqen dhe kështu t’i thërrasin Zotit me besimin e tyre.

“Ne kemi një armë shumë të fuqishme, që është lutja. Ne e përdorim atë për paqen që ajo të vijë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Papa.

Ai në fund i ftoi të rinjtë të jetojnë si pelegrinët e shpresës dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë të ëndërrojnë për paqen dhe vëllazërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco