19 vjeçari ‘bodybuilder’ vdes nga ataku kardiak disa vite pas nisjes së sportit

19 vjeçari ‘bodybuilder’ vdes nga ataku kardiak disa vite pas nisjes së sportit

22:08, 03/09/2024
A+ Aa A-

Një adoleshent me një “të ardhme të shkëlqyer” është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Brazil pas një ataku të papritur kardiak.

19 vjeçari Matheus Pavlak, kishte transformuar trupin e tij pasi kishte vuajtur më parë nga obesiteti, por tashmë konkurronte në kompeticionet e ‘bodybuilding’ në qytetin e tij.

Vdekja e te riut ka shtangur komunitetin per shkaqet e mundshme te atakut kardiak.

I biri i një oficeri policie konkurronte rregullisht në eventet sportive të Santa Catarina ku jetonte dhe këtë vit ishte renditur në vend të pesë dhe të gjashtë në kompeticionet rajonale.

Por tragjikisht i riu u gjet i vdekur të dielën në shtëpinë e tij sipas raportimeve, nga një atak kardiak, edhe pse nuk kishte pasur kurrë probleme me zemrën.

Matheus postonte shpesh foto e video të punës për transformimin e trupit të tij, duke treguar sesi ishte kthyer nga një i ri ‘bullafiq’ në një atlet me muskuj të mprehtë, brenda disa viteve.

Në një prej imazheve i ndjeri shkruante: “Nuk ka rëndësi sa e vështirë apo e pamundur të duket ëndrra jote, mjafton vetëm ta dëshirosh”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco