Urdhër arresti për kandidatin e opozitës në Venezuelë

Urdhër arresti për kandidatin e opozitës në Venezuelë

08:08, 03/09/2024
A+ Aa A-
Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar urdhër-arrestin për Edmundo González, kandidatin e opozitës në zgjedhjet e fundit presidenciale të vendit.

Kjo vjen pas një kërkese të prokurorisë publike, e cila është besnike ndaj presidentit Nicolas Maduro. Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve të korrikut nga këshilli zgjedhor i vendit, shumica e anëtarëve të të cilit janë gjithashtu mbështetës të presidentit.

Por qeveria nuk ka publikuar ende asnjë provë për të mbështetur pretendimin e saj për fitore, ndërsa opozita thotë se të dhënat e tyre të sondazheve tregojnë se González fitoi lehtësisht.

Sapo peticioni u mor nga zyra e prokurorit publik të Venezuelës, gjykatësi Edward Briceño, i cili vendos për krimet e lidhura me terrorizmin në Venezuelë, e pranoi kërkesën dhe u lëshua urdhri i arrestit kundër González.

Image

“Askush në këtë vend nuk është mbi ligjet, mbi institucionet”, tha presidenti Maduro raporton BBC.

González ishte kandidati që konkurroi kundër Maduros në zgjedhjet e fundit presidenciale të vendit. Që nga votimi, aleanca e tij opozitare ka publikuar të dhënat e votimit në internet, të cilat thotë se tregojnë se ai fitoi zgjedhjet me një diferencë të madhe, prej më shumë se 30%.  Janë këto të dhëna që kanë çuar në nxjerrjen e urdhrit të arrestit.

Ai akuzohet për “krime të rënda” duke përfshirë “uzurpimin” e detyrave publike, falsifikimin e dokumenteve, nxitjen e mosbindjes dhe sabotimin e sistemit, sipas prokurorit publik. Këto akuza janë mohuar kategorikisht nga rivali i Maduros, i cili është fshehur që pas zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco