Rrëzimi i bombarduesit F-16, administrata Biden: Nuk do të dërgojmë trajnues në Ukrainë

Rrëzimi i bombarduesit F-16, administrata Biden: Nuk do të dërgojmë trajnues në Ukrainë

10:27, 01/09/2024
A+ Aa A-

Administrata Biden ka refuzuar në mënyrë kategorike propozimin ushtarak për të dërguar kontraktorë amerikanë në Ukrainë për të mirëmbajtur pajisjet ushtarake perëndimore, duke përfshirë avionët luftarakë F-16, kjo për shkak të shqetësimeve për sigurinë, thonë zyrtarët amerikanë, citon media amerikane, Wall Street Journal. 

Debati mbi dërgimin e civilëve amerikanë në një vend që lufton forcat ruse për të ndihmuar në mirëmbajtjen e pajisjeve perëndimore ka qenë që në ditët e para të luftës, por kohët e fundit është bërë më kritik me ardhjen e shumëpritur të F-16 në Ukrainë.

 Gjashtë avionët e parë të 80 avionëve të premtuar F-16 mbërritën në Ukrainë në fund të korrikut. 

Këshilli i Sigurisë Kombëtare shqyrtoi propozimin për dërgimin e kontraktorëve civilë në Ukrainë për të mirëmbajtur avionët luftarakë F-16 dhe armë të tjera ushtarake, por komuniteti i inteligjencës dhe të tjerët e konsideruan atë shumë të rrezikshëm për momentin, thanë zyrtarë të njohur për Wall Street Journal.

Në vend të kësaj, shpresa është që vendet evropiane do të marrin më shumë - dhe ndoshta të gjithë - përgjegjësinë për mirëmbajtjen e F-16.  “Komuniteti i inteligjencës ngriti shqetësime për mundësinë që Rusia të targetojë kontraktorët amerikanë në Ukrainë”, tha një zyrtar amerikan.

Administrata nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të kontraktorëve amerikanë në Ukrainë në të ardhmen, por ata nuk pritet të shkojnë atje së shpejti.

"Kjo është diçka që ne po shqyrtojmë, por nuk kemi marrë asnjë vendim", tha Sean Savett, zëdhënësi kryesor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në një deklaratë, në lidhje me një propozim për të dërguar kontraktorët amerikanë në Ukrainë, citon Wall Street Journal. 

Ukraina humbi F-16 e saj të parë gjatë një sulmi raketash ruse. Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë nuk kanë bërë të ditur shkakun e rrëzimit, i cili vrau një pilot të shquar por një hetim është duke u zhvilluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco