Protesta kundër ekstremit të djathtë, përpara zgjedhjeve rajonale në Gjermani

Protesta kundër ekstremit të djathtë, përpara zgjedhjeve rajonale në Gjermani

09:07, 01/09/2024
A+ Aa A-

Qindra qytetarë protestuan dje kundër Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) në qytetin e Erfurtit, kryeqyteti i landit të Turingisë, një ditë para zgjedhjeve rajonale atje.

Një marshim proteste, i thirrur nga aleanca “Auf die Plätze” (”Për shenjat tuaja”), po lëvizte përmes qendrës së qytetit drejt sheshit kryesor Domplatz, ku AfD – e cila është favorite në sondazhe – planifikon të zhvillon tubimin e saj për të shënuar përfundimin e fushatës zgjedhore.

Krahas anëtarit lokal të AfD-së dhe kandidatit kryesor Bjorn Hocke, pritet të marrë pjesë edhe kryetarja federale e partisë, Alice Weidel.

Një parlament i ri shtetëror do të zgjidhet nesër në Turingia, pas një fushate të nxehtë zgjedhore.

“Ne nuk do të lejojmë që AfD të dominojë fundjavën zgjedhore me agjitacionin e saj të ekstremit të djathtë, të frikësojë njerëzit dhe të keqpërdor qytetin tonë si një skenë për propagandën e tyre”, tha aleanca.

Një javë më parë, mijëra njerëz dolën në rrugët e Erfurtit për të protestuar ndaj ekstremizmit të djathtë dhe një zhvendosje djathtas në politikë.

Sondazhet e fundit zgjedhore në Turingia kanë treguar pak lëvizje në vlerat e partive.

AfD ishte përpara me vlera midis 29% dhe 30%, e ndjekur me një hendek të konsiderueshëm nga Unioni Kristian-demokrat (CDU), populistja e re Sahra Wagenknecht dhe e majta ”Die Linke”.

Gjithsej 1,66 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco