Lajmi i fundit

ODEON/ 'Pikë uji' britmë për drejtësinë e munguar, regjisori Budina: Të zgjojmë ndërgjegjen qytetare

E pazakontë! Hajduti në Itali shkon për të vjedhur, por u hutua duke lexuar një libër në krevat!

E pazakontë! Hajduti në Itali shkon për të vjedhur, por u hutua duke lexuar një libër në krevat!

13:32, 31/08/2024
A+ Aa A-

Një hajdut i cili doli të ishte një intelektual, është arrestuar pasi gjatë një vjedhje në një shtëpi në Itali, u has me një libër për Luftën e Trojës nga shkrimtari Giovanni Nucci.

Ngjarja ka ndodhur në Romë , konkretisht në Vitoria. Hajduti 38-vjeçar ka hyrë në një shtëpi nga dritarja. Megjithatë, ai nuk arriti ta përfundojë punën e tij, pasi i interesoi një libër i vendosur në komodinë. Pak më vonë, siç shkruan Roma Today, 71-vjeçari i zoti i shtëpisë e ka gjetur të ulur në krevat dhe i zhytur duke lexuar librin.

Hajduti tentoi të arratisej, por u arrestua menjëherë nga policia, teksa mbante një çantë me rroba të stilit, të cilat me siguri i kishte vjedhur nga një vend tjetër. Ai ka pohuar në polici se është ngjitur në pallat për të vizituar një të njohur.

Lajmi për vjedhjen tërhoqi vëmendjen e autorit të “Zotave në orën gjashtë”, i cili analizon Iliadën nga këndvështrimi i perëndive. Nucci tha për mediat lokale se do të donte t’i dërgonte hajdutit një kopje për të përfunduar leximin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco