Estonia refuzon të marrë pjesë në takimet e organizuara nga Hungaria

Estonia refuzon të marrë pjesë në takimet e organizuara nga Hungaria

11:50, 31/08/2024
A+ Aa A-

Estonia është bërë shteti i fundit anëtar i Bashkimit Evropian që i është bashkuar bojkotit të presidencës hungareze të Këshillit të BE nën drejtimn e kryeministrit Viktor Orbán, që do të thotë se nuk do të dërgojë ministra për të marrë pjesë në takimet e BE-së të organizuara nga Hungaria për momentin.

Shefi i NATO: Ukraina ishte brenda të drejtave të saj për të nisur ofensivën në Kursk të Rusisë

“Hungaria ka abuzuar me rolin e saj si presidencë e BE-së me veprimet e saj, duke dëmtuar seriozisht besueshmërinë e saj”, tha një zëdhënës i qeverisë së Talinit për Radion Estonike të premten.

Hungaria aktualisht mban presidencën gjashtëmujore të rradhës të Këshillit të BE-së. Ndër të tjera, kjo do të thotë se Budapesti është përgjegjës për organizimin e një numri takimesh joformale ministrore gjatë asaj periudhe.

Orbán është kritikuar nga shtetet e tjera të BE-së për udhëtimet në Moskë dhe Pekin, si dhe një vizitë te kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump.

Forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit, ja arsyeja

Suedia dhe Lituania u bënë vendet e para që njoftuan se nuk do të dërgonin ministra për të marrë pjesë në takimet në Hungari, ndërsa Letonia tha se do të vendoste rast pas rasti.

Estonia do të vazhdojë të marrë pjesë në takimet zyrtare të BE-së të mbajtura në Bruksel, sipas zëdhënësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco