Zyrtari i lartë i Ukrainës: Kievi ka kapur më shumë territor në Kursk të Rusisë

Zyrtari i lartë i Ukrainës: Kievi ka kapur më shumë territor në Kursk të Rusisë

09:30, 31/08/2024
A+ Aa A-

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ka mbajtur një takim me komandantët më të lartë ushtarakë të Ukrainës këtë pasdite.

Sipas mediave të huaja, Presidenti tha se janë diskutuar tre çështje kyçe, duke filluar nga situata në front. Komandanti i lartë i Ukrainës thotë se forcat e Kievit kanë avancuar deri në 2 km në pushtimin e tyre në rajonin Kursk të Rusisë.

Oleksandr Syrskyi e informoi Zelensky-n përmes lidhjes me video dhe tha se forcat ukrainase morën kontrollin e 5 km katror të territorit rus.

Diskutimet u bënë gjithashtu mbi grupin e ardhshëm të përforcimeve në zonë, për të cilën Zelensky tha se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për forcimin e pozicioneve tona. Gjenerali Syrskyi informoi gjithashtu Presidentin mbi luftimet e vazhdueshme pranë Pokrovsk, të cilat Ukraina po përpiqet me dëshpërim t’i mbajë përballë trupave ruse që avancojnë.

Takimi trajtoi gjithashtu mënyrën se si Ukraina do të përballet me vitin e ri akademik për nxënësit e shkollave, i cili fillon javën e ardhshme. Zelensky dëgjoi raporte nga kryeministri Denys Shmyhal, ministri i Punëve të Brendshme Ihor Klymenko dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Oksen Lisovyi. Presidenti tha se diskutimet mbuluan çështjet e sigurisë, si dhe ndërtimin e strehimoreve për bomba.

Çështja e tretë kyçe e trajtuar ishte gjendja aktuale e rrjetit energjetik të Ukrainës, pas një jave të sulmeve të rënda ruse. Zelensky dëgjoi analiza të çështjeve të energjisë, duke përfshirë ndërtimin e mundshëm të strukturave mbrojtëse rreth infrastrukturës kryesore të energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco