Rrëzohet një helikopter zjarrfikësish në lumin Douro të Portugalisë, katër të vdekur dhe një i zhdukur

Rrëzohet një helikopter zjarrfikësish në lumin Douro të Portugalisë, katër të vdekur dhe një i zhdukur

08:38, 31/08/2024
A+ Aa A-

Të paktën katër persona kanë gjetur vdekjen dhe një u zhduk pasi një helikopter që po kthehej nga një mision zjarrfikës u rrëzua në lumin Douro në Portugalinë veriore të premten, thanë autoritetet.

Piloti u shpëtua i gjallë nga një varkë turistike pranë vendit të ngjarjes dhe u dërgua në spital me fraktura në këmbë, shkruajnë mediat e huaja.

Përveç pilotit, helikopteri mbante një ekip prej pesë specialistësh nga Njësia e Mbrojtjes dhe Ndihmës Emergjente kur u rrëzua në zonën e Lamegos.

“Dy trupa ishin brenda fluturakes dhe dy të tjerë u gjetën pranë bishtit të avionit, i cili u thye në dysh”, u tha gazetarëve Rui Silva Lampreia, komandant i Autoritetit Douro Harbour.

Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar.

Kryeministri Luis Montenegro, i cili udhëtoi për në vendin e përplasjes, u tha gazetarëve se e shtuna do të ishte një ditë zie kombëtare.

Dhjetëra reagues të parë, policë detarë, zhytës dhe dy helikopterë të Forcave Ajrore janë ende duke kërkuar në lumë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco