Zhvillimet e orëve të fundit nga lufta në Ukrainë Rafael Grossi, majtas, viziton termocentralin bërthamor të Kurskut.

Zhvillimet e orëve të fundit nga lufta në Ukrainë

08:42, 28/08/2024
A+ Aa A-

Pas dy ditësh të bombardimeve të rënda ruse, në Ukrainë u vranë të paktën 13 njerëz.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy u zotua se do t'i përgjigjet sulmeve dhe tha se avionët luftarakë F-16 të furnizuar nga Perëndimi u përdorën për të ndihmuar në mbrojtjen e qiejve të Ukrainës, njofton Sky News.

Ndërkohë, kanalet ruse të Telegramit thanë se Ukraina po përpiqej të mësyjneë rajonin jugor të Belgorodit të Rusisë, pas pushtimit të suksesshëm të Kurskut.

Në Kursk, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi tha pas inspektimit të termocentralit bërthamor të rajonit se ai ishte "jashtëzakonisht i ekspozuar dhe i brishtë" ndaj sulmit, i mbrojtur vetëm nga një "çati normale".

Përmbledhje e zhvillimeve të 24 orëve të fundit:

Sipas raporteve, Kievi do t'u paraqesë zyrtarëve amerikanë një listë të përshtatur të objektivave me rreze të gjatë që ata synojnë të godasin brenda Rusisë;

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Perëndimi "po e kërkon" dhe po "luan me zjarrin" nëse SHBA po shqyrton heqjen e kufizimeve në përdorimin e armëve perëndimore me rreze të gjatë veprimi;

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer tha se nuk kishte "asnjë vendim të ri" për ta lejuar Ukrainën të përdorë raketat Storm Shadoë të ofruara nga Britania e Madhe brenda Rusisë;

Z. Zelenskyy tha se Ukraina kreu me sukses një test të raketave të saj të para balistike të prodhuara në vend;

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të thërrasë sot një takim të Këshillit NATO-Ukrainë me kërkesë të presidentit ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco