Vrasja e gazetarit në Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë dënon sulmin me raketa

Vrasja e gazetarit në Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë dënon sulmin me raketa

15:41, 27/08/2024
A+ Aa A-

Shtëpia e Bardhë dënoi një sulm me raketa në Ukrainë gjatë fundjavës, që plagosi gazetarët e Reuters dhe vrau një këshilltar sigurie për agjencinë e lajmeve, ndërsa i ofroi Reuters ngushëllimet e tij, tha një zëdhënës i Sigurisë Kombëtare në një postim në X të martën.

"Ne e dënojmë këtë sulm me termat më të fortë dhe i shprehim ngushëllimet tona më të thella @Reuters për humbjen e një prej tyre," shkroi zëdhënësi i NSC, Sean Savett.

Presidenti ukrainas ,Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se hoteli Sapphire në Kramatorsk ishte goditur nga një raketë balistike ruse Iskander, një raketë balistike që mund të godasë në distanca deri në 500 km (310 milje).

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur nëse raketa që goditi hotelin ishte gjuajtur nga Rusia, ose nëse goditja në atë ndërtesë ishte e qëllimshme.

Ryan Evans, një anëtar i ekipit të Reuters që mbulon luftën në Ukrainë, u vra dhe dy gazetarë të Reuters u plagosën në një sulm në një hotel në qytetin lindor të Ukrainës, tha agjencia e lajmeve të dielën. Evans punonte si këshilltar sigurie për agjencinë./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco