Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ukraina pas Kurskut nis pushtimin e Belgorod, Kievi: Kontrollojmë 1300 km2 në territorin rus

Ukraina pas Kurskut nis pushtimin e Belgorod, Kievi: Kontrollojmë 1300 km2 në territorin rus

13:32, 27/08/2024
A+ Aa A-

 

Rusia ka vijuar për të dytën ditë radhazi që të godasë territorin e Ukrainës duke përdorur më shumë se 90 transportues ajror, përfshirë dronë dhe raketa lundrimi dhe balistike.

Breshëria e sulmeve mbi vendbanimet e civilëve dhe infrastrukturën energjetike e rrugore ka shkaktuar sot 4 jetë të humbura, duke shkaktuar alarm ajror në rajone të ndryshme të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar për situatën duke iu drejtuar Putinit me një mesazh që në thelb ka qëndresën përballë sulmeve të Moskës.

"Ne patjetër do t'i përgjigjemi Rusisë për këtë dhe të gjitha sulmet e tjera kundër civilëve. Ato nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar”, tha lideri i Kievit.

Në vijim Zelensky njoftoi se forcat e Kievit kanë përparuar “një deri në tre kilometra” në disa zona të rajonit të Kurskut në Rusi, duke pushtuar dy vendbanime të tjera në rajon.

Ndërkohë, nga ushtria ukrainase konfirmojnë se në rajonin rus ata kontrollojnë pothuajse 1300 kilometra katrorë. Komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, njoftoi se forcat e Kievit janë ende duke avancuar në Kursk dhe deri më tani kontrollojnë 1294 km2. Syrskyi shton se 594 ushtarë rusë u kapën gjatë bastisjes në Kursk.

Siç raportojnë kanalet ruse në Telegram ata po ashtu po përpiqen të çajnë kufirin në rajonin jugor të Belgorod. Sipas kanalit ‘Mash’ në Telegram, rreth 500 ushtarë ukrainas sulmuan dy pika kontrolli në Nekhoteyevka dhe Shebekino, të cilat ndodhen në rajonin e Belgorod dhe luftimet janë në vazhdim e sipër në të dyja zonat.

Belgorod kufizohet me rajonin e Kurskut, ku trupat ukrainase pushtuan territorin rus pasi nisën një inkursion të befasishëm më 6 gusht.

Ndërkohë, ‘Politico’ raporton se zyrtarët ukrainas po përgatiten që t'u paraqesin zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-ve një listë të objektivave me rreze të gjatë që ata besojnë se ushtria e Kievit mund t'i godasë në Rusi, nëse Uashingtoni heq kufizimet ndaj armëve amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco