Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vendet baltike dhe nordike të shqetësuara për lehtësimin e vizave nga Hungaria

Vendet baltike dhe nordike të shqetësuara për lehtësimin e vizave nga Hungaria

11:01, 27/08/2024
A+ Aa A-

Skema e imigracionit të Kartës Kombëtare të Hungarisë tani është lehtësuar për të përfshirë edhe shtetasit nga Rusia dhe Bjellorusia.

Vendet nordike dhe baltike kanë shprehur shqetësimin për rreziqet në siguri që Hungaria mund t’i sjellë  bllokum duke lehtësuar rregullat e hyrjes për shtetasit e Rusisë dhe Bjellorusisë.

Skema e imigracionit të Kartës Kombëtare të Hungarisë lejon punëtorët e huaj të qëndrojnë në vend për të paktën dy vjet dhe që mund t’i hapë rrugën drejt qëndrimit të përhershëm.

Hungaria e ka shtrirë skemën, fillimisht të disponueshme për shtetasit serbë dhe ukrainas, në vendet kandidate për në BE, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë si dhe Bjellorusinë e Rusinë.

Në një letër drejtuar Komisionerit Evropian për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, ministrja e jashtme dhe e brendshme e shteteve baltike dhe nordike, tha se veprimet e fundit të Hungarisë "mund të përbëjnë një rrezik serioz për sigurinë".

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Adutiškis, ministrat e jashtëm të Letonisë dhe Lituanisë theksuan shqetësimet e tyre.

"Nuk ka pasur kurrë një Shengen të hapur për diplomatët rusë me qëllime armiqësore dhe nuk ka pasur kurrë një Shengen të hapur për shkelje të mundshme të sigurisë nga disa shtete," tha Baiba Braže, ministre e Punëve të Jashtme Letoneze.

"Kjo është arsyeja pse ne e marrim atë shumë seriozisht si një rrezik sigurie dhe ka pasur një letër të përbashkët të ministrave nordikë-baltikë - si ministrat e jashtëm ashtu edhe ato të brendshëm - dhe ne jemi aktualisht në pritje të vlerësimit nga Komisioni përsa i përket komplikimeve ligjore që Vendimi hungarez ka krijuar, por edhe ndikimit në siguri, në bashkëpunim dhe nga këndvështrime të tjera”, shtoi ajo.

Gabrielius Landsbergis, ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, u bëri jehonë fjalëve të Braze.

"Kjo është një situatë unike. Shengen është ndërtuar mbi besimin. Ne besojmë se të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë si ne. Nëse ky besim prishet ose mund të prishet, ne duhet të kërkojmë mënyra për të rivendosur ekuilibrin në zonën Shengen." tha Landsbergis.

"Dispozitat aktuale parashikojnë masa shtesë, të tilla si kontrolle më të rrepta për njerëzit që hyjnë përmes kufirit të jashtëm të BE. Por kjo duhet të vlerësohet nga BE-ja si një organ ose Bashkimi Shengen."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco