Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

Kundër arrestimit të Pavel Durov/ Elon Musk: Merruni me Zuckerberg... problem për shfrytëzimin e fëmijëve

Kundër arrestimit të Pavel Durov/ Elon Musk: Merruni me Zuckerberg... problem për shfrytëzimin e fëmijëve

21:33, 26/08/2024
A+ Aa A-
Disa orë pas arrestimit të pronarit të Telegram, Pavel Durov, Elon Musk doli në mbështetje të sipërmarrësit rus dhe e cilësoi të gabuar arrestimin e tij.

Duke treguar mbështetjen e tij për Durov, Elon Musk bëri thirrje që në vend të tij të arrestohet CEO i Instagramit dhe Facebookut, Mark Zuckerberg.

“Instagrami ka një problem masiv të shfrytëzimit të fëmijëve, por nuk ka arrestim për Zuckerberg, pasi ai censuron fjalën e lirë dhe u jep qeverive akses në të dhënat e përdoruesve”, shkruan Elon Musk në rrjetin social X.

Gjatë një seance dëgjimore në Senat në shkurt 2024, Zuckerberg u kërkoi falje familjeve të viktimave të abuzimit seksual të fëmijëve në internet.

Pronari i aplikacionit të njohur të mesazheve, Telegram Pavel Durov, u ndalua në një aeroport në veri të Parisit me një mandat arresti për shkelje në lidhje me aplikacionin e krijuar vite më parë.

Akuzat janë se Durov nuk ka marrë hapa të mjaftueshëm për ndalimin e përdorimit të Telegramit për qëllime kriminale dhe se ka dështuar të bashkëpunojë me agjencitë e zbatimit të ligjit lidhur me trafikun e drogës, përmbajtjet e dënueshme me sfond seksual për të miturit dhe mashtrimet.

Rrjeti i koduar Telegram, që ka thuajse një miliard përdorues, ka ndikim veçanërisht në Rusi, Ukrainë dhe republikat e ish Bashkimit Sovjetik.

Pavel Durov, i lindur në Rusi, dhe i vëllai i tij  e themeluan rrjetin Telegram në 2013, dhe një vit më vonë, ai u largua nga Rusia në vitin 2014 pasi refuzoi të përmbushte kërkesat e qeverisë për të mbyllur grupet kritike në platformën e tij të mediave sociale VKontakte, të cilën e shiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco