Hamasi thotë se ka lansuar raketa në drejtim të Tel Avivit, IDF-ja izraelite konfirmon sulmin

Hamasi thotë se ka lansuar raketa në drejtim të Tel Avivit, IDF-ja izraelite konfirmon sulmin

08:19, 26/08/2024
A+ Aa A-

Grupi militant palestinez Hamas pretendon se ka shkrepur raketa në Tel Aviv të Izraelit.

Ky grup tha se sulmi është si kundërpërgjigje për Izraelin për “masakrat e kryera mbi civilët”.

Në anën tjetër edhe ushtria izraelite ka konfirmuar sulmin, duke theksuar se sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme janë aktivizuar në Rishon LeTsiyon, që gjendet rreth 8 kilometra në jug të Tel Avivit.

IDF-ja izraelite njoftoi se raketat e lansuara nga Gaza, kanë rënë në një ambient të hapur në pjesën qendrore të Izraelit.

E lidhur me propozimin për armëpushim në Gaza, Hamasi ka kundërshtuar kushtet e reja izraelite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco