Lajmi i fundit

Der Spiegel: Korrupsion në Shqipëri në të gjitha nivelet

GALERI/ Refugjatët ukrainas mbeten të pastrehë pasi Hungaria ua ndal ndihmat

GALERI/ Refugjatët ukrainas mbeten të pastrehë pasi Hungaria ua ndal ndihmat

08:12, 24/08/2024
A+ Aa A-

Të paktën 120 qytetarë ukrainas, kryesisht nga rajoni i Transkarpateve, mbetën pa strehë, derisa mijëra të tjerë përballen me dëbim pasi Hungaria po zbaton një dekret që kufizon strehimin e subvencionuar nga shteti për ata që janë prekur drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë, shkruan Radio Evropa e Lirë. 

Image
1. Fëmijët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit që të rrinë ngrohtë ndërsa përpiqen të flenë në trotuar me gjërat e tyre në qytetin hungarez, Kocs, rreth 70 kilometra në perëndim të Budapestit, më 22 gusht.

Image
2. Refugjatët, nën mbikëqyrjen e rojeve civile, ngritën një kamp pranë një stacioni autobusi pasi u dëbuan nga vendet ku ishin strehuar përkohësisht.

Image

3. Dyshekët e dhuruar u shpërndahen familjarëve me fëmijë të vegjël derisa përgatiten për ta kaluar natën në stacionin e autobusëve.


Image
4. Gjatë gjithë natës, policia monitoroi zonën për t'u siguruar që fëmijët të mos dilnin në rrugë.


Image
5. Olga Berki, e fotografuar me mbesën e saj, iku nga Badalo, Transkarpatia, duke lënë pas burrin e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes, në mesin e tyre edhe një dajë, i cili vdiq duke luftuar ndaj forcave ruse.


Image
6. Olga (djathtas) dhe vajza e saj Kata (majtas, duke mbajtur vajzën e saj) tani jetojnë në këtë vend.

 
Image
7. Shumë prej të zhvendosurve ose po paguajnë për strehimin e tyre, ose po qëndrojnë me familjen, miqtë ose vullnetarët, në përpjekje për të gjetur stabilitet në mes të luftës së vazhdueshme.

Image
8. Organizatat qytetare paralajmërojnë se legjislacioni i ri mund të lërë mijëra refugjatë të pastrehë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mjete për të paguar për strehim, ose nuk janë të gatshëm të kthehen në shtëpi derisa vazhdon pushtimi rus i Ukrainës.


Image
9. Përfaqësuesi i Qeverisë, Norbert Pal, e mbrojti ndryshimin si "të arsyeshëm dhe proporcional" pas dy vjetësh e gjysmë lufte. Ai i tha gazetës proqeveritare, Magyar Nemzet, se "ata që donin të ngriheshin përsëri në këmbë në Hungari, kanë mundur ta bëjnë këtë".

Image
10. Kur trupat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt 2022, Këshilli i Bashkimit Evropian aktivizoi Direktivën e tij të Mbrojtjes së Përkohshme të vitit 2001, duke u dhënë refugjatëve ukrainas leje qëndrimi, qasje në shërbime publike dhe në tregun e punës në vendet pritëse.


Image
11. Aktualisht janë rreth 4.19 milionë ukrainas të zhvendosur në të gjithë Bashkimin Evropian – me mbi 1.2 milion në Gjermani, gati 1 milion në Poloni dhe 400.000 në Republikën Çeke – që janë më pak se numri i zhvendosurve në Hungari./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco