Gjermani: Baza e avionëve të NATO shton sigurinë ndaj një kërcënimi të mundshëm

Gjermani: Baza e avionëve të NATO shton sigurinë ndaj një kërcënimi të mundshëm

08:18, 23/08/2024
A+ Aa A-

Baza ajrore e NATO-s në Geilenkirchen të Gjermanisë tha se e largoi personelin jo thelbësor, duke cituar raportet e shërbimit sekret që tregojnë një kërcënim të mundshëm, shkruan Reuters.

Një bazë ajrore e NATO-s në Gjermaninë perëndimore tha të enjten se e ka ngritur nivelin e sigurisë së saj në nivelin e dytë më të lartë, duke cituar raportet e shërbimit sekret për një kërcënim të mundshëm.

"Ne ngritëm nivelin e sigurisë në bazën ajrore të NATO-s Geilenkirchen bazuar në informacionin e inteligjencës që tregon një kërcënim të mundshëm," tha baza në një postim në platformën e mediave sociale X.

 “I gjithë personeli thelbësor që nuk është i misionit është dërguar në shtëpi si masë paraprake”, tha baza në një deklaratë në platformën e mediave sociale X, pa dhënë detaje. "Siguria e personelit tonë është prioriteti ynë kryesor. Operacionet vazhdojnë siç ishin planifikuar."

Një zëdhënës i bazës ajrore Geilenkirchen tha se nivelet e sigurisë janë ngritur në nivelin Charlie. Sipas përkufizimit të NATO-s, niveli Charlie do të thotë se ka pasur një incident ose se ka prova që sugjerojnë një probabilitet të lartë të veprimit terrorist kundër aleancës.

Autoritetet nuk dhanë detaje, por siguruan se nuk kishte arsye për shqetësim dhe se siguria ishte ngritur si masë paraprake.

Kërcënime të përsëritura

Kjo është hera e dytë që forcohet siguria në një bazë që stacionon flotën e NATO-s të avionëve vëzhgues AËACS.

Javën e kaluar, një bazë ushtarake në Këln u mbyll për të hetuar sabotimin e dyshuar të ujit pasi një vrimë u gjet në një gardh pranë objekteve të depozitimit të ujit të pijshëm.

NATO ka paralajmëruar më herët për kërcënimet nga Rusia që mund të përfshijnë akte sabotimi dhe sulme kibernetike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në qershor tha se aleanca ushtarake perëndimore po vëzhgonte një model në zhvillim dhe se sulmet e fundit ishin rezultat i inteligjencës ruse duke u bërë më aktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco