Irani: Përgjigja ndaj vrasjes së Haniyeh, do të jetë i befasishëm

Irani: Përgjigja ndaj vrasjes së Haniyeh, do të jetë i befasishëm

20:08, 21/08/2024
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit dhe ambasadori në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Saied Iravani ka thënë se përgjigja e vendit të tij ndaj vrasjes së Izraelit të shefit të Hamasit, Ismail Haniyeh do të kryhet në një mënyrë për të siguruar që ajo “të ndodhë në një moment të surprizës maksimale.”

“Koha e përgjigjes së Iranit do të orkestrohet në mënyrë të përpiktë për të siguruar që ajo të ndodhë në një moment befasie maksimale”, i tha i dërguari iranian Al Jazeera të mërkurën kur u pyet nëse Teherani po e mban përgjigjen ndaj Izraelit në mënyrë, që bisedimet në vazhdim të armëpushimit në Gaza të mund të vazhdojnë.

Ismail Haniyeh u vra në një sulm ajror izraelit në banesën e tij në kryeqytetin iranian më 31 korrik, një ditë pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian.

Irani thotë se Haniyeh ishte i ftuari zyrtar i Republikës Islamike dhe se sulmi izraelit ishte një shkelje e sovranitetit të vendit.  

“Përgjigja e Iranit duhet të ndëshkojë agresorin për aktin e tij të terrorizmit dhe shkeljet e sovranitetit kombëtar të Iranit”, tha më tej Iravani në intervistën e tij për rrjetin e lajmeve me bazë në Katar.

Ai vuri në dukje se përgjigja e Teheranit duhet të shërbejë gjithashtu si një pengesë.

Përgjigja e Republikës Islamike duhet “të forcojë aftësitë parandaluese të Iranit për të shkaktuar keqardhje të thellë brenda regjimit izraelit, duke shërbyer kështu si një pengesë, tha ai, duke theksuar se “Përgjigja e Iranit duhet të kalibrohet me kujdes për të shmangur çdo ndikim të mundshëm negativ, që mund të ndikojë potencialisht në një armëpushim të mundshëm, ” në Gaza./ IRNA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco