Lajmi i fundit

LIVE/ Parlamenti në seancë plenare

Gjendet dy trupa brenda jahtit të fundosur të Mike Lynch

Gjendet dy trupa brenda jahtit të fundosur të Mike Lynch

16:25, 21/08/2024
A+ Aa A-

Zhytësit italianë kanë gjetur dy trupa të pajetë në rrënojat e jahtit familjar të manjatit të treknologjisë, Mike Lynch, i cili u mbyt në Sicili dy ditë më parë, tha të mërkurën një burim pranë operacioneve të shpëtimit. Njëri prej trupave i përkiste një burri, tha burimi.

Zyrtarët e shpëtimit kanë kërkuar për gjashtë persona të zhdukur, duke përfshirë Lynch, vajzën e tij 18-vjeçare dhe Jonathan Bloomer, një kryetar jo-ekzekutiv i ‘Morgan Stanley International’.

Bayesian me flamur britanik, një superjaht 56 ​​metra i gjatë, mbante 22 persona dhe ishte ankoruar në portin e Porticello, afër Palermos, kur u përmbys gjatë një stuhie të egër të hënën.

Pesëmbëdhjetë njerëz mbijetuan, ndërsa trupi i kuzhinierit në bord, shtetasit kanadezo-antiguan Recaldo Thomas, u gjet pranë rrënojave disa orë pas katastrofës.

Inspektimi i rrënojave, i shtrirë anash në një thellësi rreth 50 metra, ishte një operacion "i gjatë dhe kompleks", tha departamenti italian i zjarrfikësve, me hapësira të brendshme të penguara nga mobiljet dhe mbeturinat.

Më vete, roja bregdetare vendosi një mjet të drejtuar nga distanca për të skanuar shtratin e detit dhe për të marrë fotografi dhe video nënujore, që sipas saj mund të ofrojnë "elemente të dobishme dhe në kohë" për prokurorët që po shqyrtojnë ngjarjen.

Roja bregdetare ka marrë në pyetje të mbijetuarit, përfshirë kapitenin e Bayesian, dhe pasagjerët në jahtin që ishte ankoruar pranë tij, të cilët ishin dëshmitarë të rënies së anijes, thanë burimet gjyqësore.

Askush nuk është nën hetim për momentin, shtuan burimet.

PASAGJËRAT E MUNGUAR

Lynch, 59 vjeç, është një nga sipërmarrësit më të njohur të teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe është referuar si Bill Gates i vendit.

Ai ndërtoi firmën më të madhe të softuerit në Mbretërinë e Bashkuar, Autonomy, e cila iu shit HP për 11 miliardë dollarë më 2011, pas së cilës marrëveshja u shpërbë në mënyrë spektakolare me gjigantin e teknologjisë amerikane që e akuzonte atë për mashtrim, duke rezultuar në një gjyq të gjatë. 

NGJARJE E MJELMAVE TË ZEZE

Kapiteni i saj James Cutfield, një 51-vjeçar nga Zelanda e Re që i mbijetoi mbytjes së anijes, ishte një "marinar shumë i mirë" dhe "shumë i respektuar" në Mesdhe, tha vëllai i tij Mark për New Zealand Herald.

Mattheë Schanck, kryetar i Këshillit Detar të Kërkimit dhe Shpëtimit, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që trajnon shpëtimtarët e detit, tha se Bayesian ishte viktimë e një incidenti të lidhur me motin "me ndikim të madh".

"Nëse do të ishte një grykë uji, siç duket të jetë, është ajo që unë do ta klasifikoja si një ngjarje "mjellmë e zezë"," tha ai për Reuters, duke iu referuar një fenomeni të rrallë dhe të paparashikueshëm.

Ai tha se ishte i bindur se autoritetet do të "arrinin në fund" të asaj që shkaktoi mbytjen e anijes, falë rrëfimeve të të mbijetuarve, dëshmitarëve dhe ekzaminimit të bykut të fundosur, i cili nuk tregoi ndonjë shenjë të dukshme dëmtimi./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco