Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

12 të vdekur në një sulm në shkollën e qytetit të Gazës/ Netanyahu i pasigurtë për marrëveshje armëpushimi

12 të vdekur në një sulm në shkollën e qytetit të Gazës/ Netanyahu i pasigurtë për marrëveshje armëpushimi

16:56, 20/08/2024
A+ Aa A-

Izraeli ka vrarë 12 palestinezë në një sulm në shkollën Mustafa Hafez në qytetin e Gazës, thotë Mbrojtja Civile, ku janë strehuar "qindra" njerëz të zhvendosur.

Trupat e palestinezëve janë marrë nga të afërmit e tij nga morgu i Spitalit të Martirëve Al-Aksa në Deir el-Balah, Gaza më 20 gusht 2024, në një kohë kur vendet negociatore për bisedimet për armëpushim në Gaza vijojnë takimet, ndërsa sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ndodhen në Kajro për të ushtruar presion në gjetjen e një zgjidhjeje të pranuar mes palëve.

Nga ana tjetër kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shfaqur pasigurinë e tij nëse do të ketë një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

Sipas dy shoqatave të familjeve të pengjeve dhe ushtarëve të vdekur që u takuan me Benyamin Netanyahun sot, kryeministri u tha atyre se: "Nuk jam i sigurt se do të ketë një marrëveshje, por nëse ka, ajo do të mbrojë interesat që unë e përsëris përsëri dhe përsëri, janë ruajtja e burimeve strategjike të Izraelit”.

Kryeministri izraelit - njoftuan shoqatat, tha se nëse marrëveshja arrihet, pas 42 ditësh luftimet në Gaza do të rifillojnë "deri në eliminimin e Hamasit, edhe kur të negociohen hapat e ardhshëm".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco