Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

‘Hakmarrja iraniane’/ Garda Revolucionare:  Periudha e pritjes mund të jetë e gjatë për Izraelin, kemi bërë llogari të sakta!

‘Hakmarrja iraniane’/ Garda Revolucionare: Periudha e pritjes mund të jetë e gjatë për Izraelin, kemi bërë llogari të sakta!

16:10, 20/08/2024
A+ Aa A-

Mund të ketë një pritje të gjatë për hakmarrjen iraniane kundër Izraelit’, tha të martën zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Alimohammad Naini, sipas mediave shtetërore.

Lindja e Mesme është përgatitur për hakmarrjen e betuar të Iranit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran më 31 korrik. Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se ishte pas vrasjes.

"Koha është në favorin tonë dhe periudha e pritjes për këtë përgjigje mund të jetë e gjatë," tha Naini, duke iu referuar hakmarrjes kundër Izraelit dhe duke përsëritur se "armiku" duhet të presë për një përgjigje të llogaritur dhe të saktë.

Udhëheqësit iranianë po peshojnë të gjitha rrethanat dhe përgjigja e Republikës Islamike mund të mos jetë një përsëritje e operacioneve të mëparshme, shtoi ai, sipas medias shtetërore iraniane.

Irani dhe Hamasi kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e sulmit që vrau Haniyeh disa orë, pasi ai mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco