Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Donald Trump do që t'i japë Elon Musk-ut një post të lartë pas zgjedhjeve

Donald Trump do që t'i japë Elon Musk-ut një post të lartë pas zgjedhjeve

15:50, 20/08/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh se do t'i japë Elon Musk-ut një punë në administratën e tij nëse ai fiton rizgjedhjen në nëntor, tha ai të hënën.

Kandidati republikan presidencial ngritin gishtin e madh kur u pyet gjatë një interviste me Reuters nëse ai do ta emëronte Musk-un në një rol këshillues apo pozicion në kabinet.

“Ai është njeri shumë i zgjuar. Sigurisht që do ta bëja, nëse ai do pranonte, unë sigurisht që do ta bëja. Ai është njeri gjenial”, tha Trump.

Disa orë më vonë, miliarderi i teknologjisë Musk postoi në rrjetet sociale një imazh të krijuar nga IA-ja i tij duke qëndruar në një podium me flamuj amerikanë në sfond me mbishkrimin, "Unë jam gati të shërbej".

Musk, i cili ka përkrahur pikëpamjet gjithnjë e më konservatore muajt e fundit, e mbështeti zyrtarisht Trump-in muajin e kaluar dhe e intervistoi në platformën e tij të rrjeteve sociale, X, javën e kaluar./Politico – Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco