Udhëheqësit e Partisë së Majtë gjermane japin dorëheqjen pas rezultateve të turpshme në zgjedhje

Udhëheqësit e Partisë së Majtë gjermane japin dorëheqjen pas rezultateve të turpshme në zgjedhje

12:33, 19/08/2024
A+ Aa A-

Partia shpreson për një frymë të freskët përpara zgjedhjeve të ardhshme shtetërore në Gjermaninë lindore.

Udhëheqësit e Partisë së Majtë të Gjermanisë, Janine Wissler dhe Martin Schirdewan, kanë njoftuar vendimin e tyre për të dhënë dorëheqjen pas një vargu humbjesh elektorale dhe kritikave në rritje rreth partisë.

Të dy thanë në uebsajtin e partisë se nuk do të jenë kandidatë në konferencën e partisë në Halle në tetor. Ata kanë udhëhequr së bashku Partinë e Majtë që nga viti 2022.

Schirdeëan u bëri thirrje anëtarëve të partisë që të mbështesin pasardhësit e tyre, me shpresën se ata mund të sjellin një frymë të freskët në parti duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme shtetërore në Turingi, Saksoni dhe Brandenburg në shtator.

Rezultatet e njëpasnjëshme zhgënjyese të zgjedhjeve ka të ngjarë të kontribuojnë në vendimin e Wissler dhe Schirdewan për të dhënë dorëheqjen si udhëheqës partie. Në zgjedhjet evropiane në qershor, Partia e Majtë fitoi vetëm 2.7% të votave të Gjermanisë.

Në të kundërt, ish politikania e Partisë së Majtë Sahra Wagenknecht themeloi partinë e saj, BSW (Aleanca Sahra Wagenknecht), e cila fitoi 6.2% të votave.

Analizat treguan se BSW kishte grabitur një sasi të konsiderueshme votuesish të Partisë së Majtë, duke nxitur anëtarët e kësaj të fundit të kërkonin ndëshkim për rezultatet e tyre të tmerrshme.

E majta do të shpresojë se lidershipi i ri do të japë përshtypjen se partia po rishpik veten përpara zgjedhjeve shtetërore në Gjermaninë lindore.

Në vitin 2019, e majta mori 31% të votave në shtetin federal të Turingisë, megjithatë sondazhet aktuale sugjerojnë se kjo mbështetje do të jetë gjysma e asaj këtë herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco