Aktori i Star Wars, Mark Hamill dhe historiani Timothy Snyder, fonde për robotët e çminimit në Ukrainë

Aktori i Star Wars, Mark Hamill dhe historiani Timothy Snyder, fonde për robotët e çminimit në Ukrainë

12:29, 19/08/2024
A+ Aa A-

"Çdo minë e çmontuar është baraz me jetë të shpëtuara të njerëzve. Çdo robot çminues shton sigurinë e xhenierëve ukrainas." Mark Hamill bashkon forcat me historianin Timothy Snyder për të mbledhur fonde për robotët e çminimit në Ukrainë.

Aktori i famshëm i Star Ëars, Mark Hamill ka bashkuar forcat me historianin e njohur amerikan Timothy Snyder, i specializuar në historinë e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Bashkimit Sovjetik, për të mbledhur para për 30 robotë çminues.

Ambasadorët e UNITED24 – të cilët janë pjesë e platformës së nisur nga presidenti Volodymyr Zelenskyy për të mbledhur donacione bamirësie në mbështetje të Ukrainës – do të mbledhin fonde për tre lloje robotësh çminues të prodhuar nga Ukraina që do të ndihmojnë në pastrimin e tokës ukrainase nga mjetet shpërthyese.

Secili prej robotëve është i aftë të punojë në vende të vështira për t'u arritur, më shpejt se sa prerja manuale dhe më e rëndësishmja, në një distancë të sigurt nga operatori.

Synimi i përgjithshëm i mbledhjes së fondeve është 441,000 dollarë (400,000 €).

“Për shkak të pushtimit rus, pothuajse një e katërta e territorit të Ukrainës duhet të çminohet”, tha Mark Hamill.

“Aktualisht, ka mijëra mina armike të pashpërthyera dhe municione të tjera në tokën ukrainase. Çdo minë e neutralizuar është e barabartë me jetët e shpëtuara të civilëve. Çdo robot çminues shton sigurinë e xhenierëve ukrainas.”

Ai vazhdoi: “Së bashku me Timothy Snyder, ne duam të mbledhim fonde për 30 platforma të tilla. Çdo kontribut ndihmon për të pastruar tokën ukrainase dhe për të shpëtuar mijëra jetë. Ju lutemi bashkohuni me ne!”

Timothy Snyder filloi këtë mbledhje të re fondesh menjëherë pasi mbylli të mëparshmen. Ambasadori i UNITED24 dhe donatorët mblodhën 2,347,900 dollarë (rreth 2,127,000 €) për një sistem sensor që mund të zbulojë objektivat ajror dhe të parashikojë rrugën e tyre për neutralizim të mëtejshëm, si pjesë e fushatës Safe Skies.

“Një nga krimet më të rënda të Rusisë në Ukrainë ka qenë shpërndarja e miliona minave,” tha Timothy Snyder. “Kam vizituar zonat e çliruara pranë frontit ku njerëzit duhet të rrezikojnë për të ndihmuar të tjerët të kthehen në fermat dhe shtëpitë e tyre. Falë këtyre robotëve, minat mund të pastrohen dhe jeta e njerëzve mund të shpëtohet. Jam i emocionuar të bashkohem me Mark Hamill dhe të gjithë ju, ndërsa ne krijojmë terrene të sigurt.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco