Mjekët indianë nuk pranojnë t'i lënë protestat për përdhunimin dhe vrasjen e mjekes

Mjekët indianë nuk pranojnë t'i lënë protestat për përdhunimin dhe vrasjen e mjekes

12:11, 19/08/2024
A+ Aa A-

Kalkutë, 19 gusht  - Mijëra mjekë të rinj indianë refuzuan të hënën t'i jepnin fund protestave për përdhunimin dhe vrasjen e një kolegeje mjeke, duke ndërprerë shërbimet spitalore gati një javë pasi ata nisën një aksion mbarëkombëtar duke kërkuar një vend pune më të sigurt dhe hetim të shpejtë penal.

Mjekët në të gjithë vendin kanë mbajtur protesta dhe kanë refuzuar të shohin pacientë jourgjente pas vrasjes më 9 gusht të mjekes 31-vjeçare, e cila sipas policisë u përdhunua dhe u vra në një spital në qytetin lindor të Kalkutës, ku ishte një mjeke praktikante.

Një vullnetar policie është arrestuar dhe akuzuar për krimin. Aktivistet thonë se incidenti ka nxjerrë në pah sesi gratë në Indi vazhdojnë të vuajnë nga dhuna seksuale pavarësisht ligjeve më të ashpra të sjella pas përdhunimit në grup dhe vrasjes së një studenteje 23-vjeçare në vitin 2012 në një autobus në lëvizje në Nju Delhi.

Qeveria u ka kërkuar mjekëve që të kthehen në detyrë ndërkohë që ka ngritur një komitet për të sugjeruar masa për të përmirësuar mbrojtjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco