Ndodh një herë në 1000 vjet, mot ekstrem në Konektikat qindra shtëpi pa energji

Ndodh një herë në 1000 vjet, mot ekstrem në Konektikat qindra shtëpi pa energji

11:10, 19/08/2024
A+ Aa A-

Një fenomen i rrallë me mot ekstrem të keq ka goditur orët e fundit Connecticut në SHBA me përmbytje që kanë shkaktuar probleme serioze në disa qarqe dhe dy persona të zhdukur.

Konkretisht, siç raporton Washington Post, Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje të shpejta për qarqet Fairfield, New Haven, Litchfield dhe Hartford. Qytetet Oxford dhe Southbury në New Haven County ishin ndër zonat më të goditura.

Sipas të dhënave të NWS të dielën mbrëma, ra shume shi në qytetin Monroe në kontenë Fairfield. Meteorologët thanë se reshjet e shiut në disa qytete mund të klasifikohen si ngjarje që ndodhin një herë në 1000 vjet, me një shans 0.1% për të ndodhur çdo vit. Meteorologu Jacob Feuerstein raportoi në Platformën X se kufiri 1000-vjeçar i reshjeve ishte tejkaluar ngushtë në Shelton, Connecticut. Craig Ceecee, një tjetër meteorolog, tha se një pjesë e Konektikatit perëndimor mori 10 deri në 15 centimetra shi në tre orë, që NOAA vlerëson se është një ngjarje “një herë në 1000 vit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco