Ushtria armene hap zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi

Ushtria armene hap zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi

10:12, 19/08/2024
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, njoftoi se njësitë armene hapën zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në Kalbajar.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se pozicionet armene në fshatin Kut të rajonit Vardenis kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në fshatin Demirçidam të provincës Kalbajar rreth orës 23:50 të ditës së djeshme.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se edhe ushtarët Azerbajxhanas janë kundërpërgjigjur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco