Forcat amerikane shkatërrojnë dronin Houthi në Jemen

Forcat amerikane shkatërrojnë dronin Houthi në Jemen

22:39, 18/08/2024
A+ Aa A-

Forcat amerikane kanë shkatërruar një dron Houthi në Jemen, tha Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM).

"Në 24 orët e fundit, forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së shkatërruan me sukses një mjet ajror pa ekuipazh (UAV) të mbështetur nga Huthi, në një zonë të kontrolluar nga Houthi të Jemenit," shkroi ai në faqen e tij X.

Pas përshkallëzimit të konfliktit palestinezo-izraelit në Rripin e Gazës, Houthi-t paralajmëruan se do të nisnin sulme në territorin izraelit, ndërsa do të ndalonin anijet e lidhura me shtetin hebre të kalojnë nëpër ujërat e Detit të Kuq dhe ngushticës Bab el-Mandeb. Kjo deri kur Tel Avivi të pushojë operacionin e tij ushtarak kundër grupit radikal palestinez Hamas në enklavën e sulmuar. Që nga mesi i nëntorit, dhjetëra anije civile janë sulmuar nga Houthi në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Në përgjigje të veprimeve të Ansar Allah, autoritetet amerikane njoftuan krijimin e një koalicioni ndërkombëtar dhe përgatitjet për një operacion të koduar Prosperity Guardian, që pritet të sigurojë lirinë e lundrimit dhe mbrojtjen e anijeve në Detin e Kuq.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer rregullisht sulme ndaj objektivave Houthi në Jemen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco