Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Izraeli godet Libanin Jugor dhe Gazën Qendrore, dhjetëra viktima

Izraeli godet Libanin Jugor dhe Gazën Qendrore, dhjetëra viktima

09:20, 17/08/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka paralajmëruar të gjitha palët e përfshira në negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për një marrëveshje të mundshme të armëpushimit që të mos minojnë përpjekjet për paqe.

Biden i pyetur nga mediat deklaroi se “jemi më afër se kurrë" për një armëpushim pas raundit të fundit të negociatave, edhe pse një zyrtar i lartë i Hamasit shprehu skepticizëm. Presidenti njoftoi gjithashtu se do dërgonte Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Izrael për të vazhduar "përpjekjet intensive për të përfunduar këtë marrëveshje".

Komentet e tij vijnë pas një deklarate të përbashkët nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti – të cilët deklaruan se ata kishin paraqitur një propozim për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve që "zvogëlon boshllëqet" midis Izraelit dhe Hamasit. Çdo shenjë përparimi në bisedimet e Katarit konsiderohet si thelbësore nga qeveritë e dëshpëruara për të shmangur që lufta në Gaza të shndërrohet në një konflikt të gjithanshëm rajonal.

Por ekspertët mendojnë se shpresat për një paqe të afërme janë të pakta. Një sulm izraelit goditi Libanin jugor duke vrarë të paktën 9 persona. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë libaneze, sipas së cilës viktimat janë një grua dhe dy fëmijët e saj. Gjithashtu janë të paktën 5 të plagosur, 2 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën. Ushtria izraelite konfirmoi "një bombardim gjatë natës në një depo armësh të Hezbollahut.

Viktima ka pasur edhe në Gaza, ku të paktën 11 persona u vranë në një seri sulmesh ajrore izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës, të cilat lanë gjithashtu shumë të plagosur, sipas raporteve nga agjencia palestineze Wafa. Agjencia raporton të paktën 10 viktima në një sulm luftarak izraelit që goditi "çadrat që strehonin njerëz të zhvendosur" në qytetin Al-Zawaida, në pjesën qendrore të Rripit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco