Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Zakharova: Kievi përdori raketa perëndimore për të shkatërruar urën në rajonin e Kurskut

Zakharova: Kievi përdori raketa perëndimore për të shkatërruar urën në rajonin e Kurskut

09:07, 17/08/2024
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme ruse tha se Ukraina përdori raketa perëndimore, ndoshta HIMARS të prodhuara nga SHBA, për të shkatërruar një urë mbi lumin Shem në rajonin Kursk, duke vrarë vullnetarë që përpiqeshin të evakuonin civilët.

“Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketa-hedhëse të prodhimit perëndimor, ndoshta amerikane HIMARS,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, të premten në mbrëmje, përmes Telegramit.

 “Si pasojë e sulmit në urën mbi lumin Shem në rrethin e Glushkovës, ura u shkatërrua plotësisht dhe u vranë vullnetarë që ndihmonin popullatën e arratisur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco