Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Negociatat për marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës rifillojnë javën tjetër

Negociatat për marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës rifillojnë javën tjetër

08:00, 17/08/2024
A+ Aa A-

Bisedimet në Doha të Katarit për arritjen e një armëpushimi në Gaza u ndërprenë të premten dhe negociatorët pritet të takohen sërish javën e ardhshme për të vazhduar përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbetura, pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se “ende nuk jemi tek marrëveshja”.

Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti thanë se Uashingtoni kishte paraqitur një propozim të ri, që bazohej në pikat e marrëveshjes gjatë javës së kaluar, duke mbyllur boshllëqet në një mënyrë që mund të lejonte zbatimin e shpejtë të një marrëveshjeje.
 

Ndërmjetësuesit do të vazhdojnë të punojnë për propozimin, thanë ata. “Tani është hapur rruga për të arritur rezultate, duke shpëtuar jetë, duke sjellë lehtësim për banorët e Gazës dhe duke ulur tensionet rajonale”, thuhet në deklaratën e tyre.

Të enjten, Izraeli dhe ndërmjetësit filluan raundin e fundit të bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Gazë, ku janë vrarë dhjetëra mijëra palestinezë. Hamasi nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në këto bisedime, por u mbajt i informuar për progresin e tyre.
Një zyrtar i lartë i Hamasit, Izzat al-Rishq, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Izraeli “nuk kishte respektuar parimet për të cilat është rënë dakord” në bisedimet e mëparshme, duke përmendur ato që ndërmjetësit u kishin thënë atyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco