Lajmi i fundit

LIVE/ Jamarbër Malltezi paraqitet në SPAK, deklaratë për mediat

Jo vetëm Harris dhe Trump, zbulohet data kur do përballen në debat kandidatët për zv/president

Jo vetëm Harris dhe Trump, zbulohet data kur do përballen në debat kandidatët për zv/president

11:49, 16/08/2024
A+ Aa A-

Guvernatori i Minesotës, demokrati Tim Walz dhe Senatori i Ohajos, republikani JD Vance kanë rënë dakord të zhvillojnë një debat më 1 tetor, përballja e parë mes kandidatëve për postin e nënpresidentit.

Televizioni ‘CBS News’ shkroi në rrjetin X se kishte ftuar kandidatët Vance dhe Waltz për të zhvilluar një debat në qytetin e Nju Jorkut, duke ofruar katër data të mundshme.

Walz e ndau mesazhin nga llogaria e tij e fushatës për postin e nënpresidentit duke shkruar, “Shihemi më 1 tetor, JD”. Fushata e dyshes demokrate, Harris-Waltz, komentoi me një mesazh duke u shprehur se Ëalz “mezi pret të debatojë me JD Vance, nëse ai merr pjesë”.

Kandidati republikan për postin e nënpresidentit, Vance, shkroi në rrjetin X se do ta pranojë ftesën për debatin e 1 tetorit, ndërsa e sfidoi kundërshtarin Walz për të debatuar më 18 shtator.

Sipas Zërit të Amerikës, ka patur pikëpyetje nëse kandidatët Walz dhe Vance do të përballeshin në një debat televiziv përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit. Pak javë më parë Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa demokratët zgjodhën Nënpresidenten Harris për të udhëhequr garën presidenciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco