VIDEO/ Brazil, pedofili mbyll një vajzë 12-vjeçare në valixhe për ta bërë skllave seksi,

VIDEO/ Brazil, pedofili mbyll një vajzë 12-vjeçare në valixhe për ta bërë skllave seksi,

08:31, 16/08/2024
A+ Aa A-

Videoja çoi në arrestimin e Daniel Moraes Bitar dhe bashkëpunëtorit të tij 22-vjeçar

Pedofili 43-vjeçar Daniel Moraes Bitar u dënua me 45 vjet burg për rrëmbimin e një vajze 12-vjeçare në Brazil për ta bërë skllave seksi. 

43-vjeçari u kap nga kamerat e sigurisë duke e tërhequr zvarrë 12-vjeçaren në një çantë për ta çuar në shtëpinë e tij ku vajza u gjet e prangosur në një shtrat në qershor 2023.

Policia ra në gjurmët e nëpunësit civil 43-vjeçar falë pamjeve të kamerave të sigurisë. 

Nga hetimet rezultoi se pas rrëmbimit, një 22-vjeçari, bashkëpunëtor me të ka vënë një leckë me kloroform në fytyrën e 12-vjeçares, ndërsa 43-vjeçari e ka kërcënuar me thikë. 

Ekzaminimi mjeko-ligjor pas gjetjes së vajzës kishte rezultuar se ajo kishte qenë viktimë e një sulmi seksual. 

Në shtëpinë e 43-vjeçarit u gjetën ndihmesa seksuale, taser, kamera, materiale pornografike si dhe një bidon me benzinë ​​të cilën policia vlerësoi se do ta përdorte për të djegur 12-vjeçaren pasi e kishte përdhunuar. 

22-vjeçari bashkëpunëtor i 43- vjeçarit u dënua me 29 vite burg për rolin e tij dhe të dy do të paguajnë një gjobë prej rreth 12 mijë euro për viktimën e tyre. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco