Kërcënon Lukashenko: Bjellorusia do të përdor armë bërthamore nëse...

Kërcënon Lukashenko: Bjellorusia do të përdor armë bërthamore nëse...

17:53, 15/08/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka deklaruar se vendi i tij mund të përdor armë bërthamore nëse kufijtë e tij shkelen nga një armik.

“Kur armët taktike bërthamore u shfaqën këtu, unë u thashë kundërshtarëve të huaj drejtpërdrejt, ne nuk do të përdorim asnjë armë nëse nuk kaloni kufirin tonë shtetëror”, tha Lukashenko në një intervistë për kanalin televiziv ‘Rossiya-1’.

Lukashenko theksoi se përgjigja e Bjellorusisë për çdo shkelje të kufirit do të ishte e menjëhershme, pa vija të kuqe që i pengojnë ato.

 “Ne nuk kërkojmë përshkallëzim dhe nuk duam një luftë me NATO-n. Ne nuk e duam këtë. Por nëse e kalojnë atë vijë dhe pushtojnë, nuk do të kemi zgjidhje tjetër. Nuk do të ketë vija të kuqe, kufiri ynë shtetëror është vija. Në momentin që kalohet, si roje kufiri, ju siguroj se përgjigja do të jetë e menjëhershme”, tha ai.

Presidenti bjellorus shtoi se kjo përgjigje është përgatitur dhe është e “gatshme me urdhër, siç duhet të jetë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco