Kirby: Negociatat për armëpushim në Doha, ndoshta do vazhdojnë deri të premten

Kirby: Negociatat për armëpushim në Doha, ndoshta do vazhdojnë deri të premten

17:45, 15/08/2024
A+ Aa A-

‘Bisedimet për armëpushimin në Gaza të rifilluara sot në Doha, ndoshta do të vazhdojnë deri nesër’. Njoftimi është bërë nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby.

Aktualisht në Doha të Katarit po zhvillohen negociata për t’u dakordësuar në lidhje me një armëpsushim të mundshëm mes Hazmas dhe Izrael, në Gaza, aty ku deri më tani në luftën 10-mujore kanë gjetur vdekjen mbi 40 mijë persona.

Negociatat për armëpushimin e Gazës kanë rifilluar në Doha të enjten, me kërkesë të ndërmjetësve nga Katari, SHBA dhe Egjipti.

Izraeli ka dërguar delegacionij e tij që kryesohet nga kreu i MOSAD, ndërsa Hamasi kërkon garanci se do t'i ofrohet propozimi trefazor i Joe Biden.

Pavarësisht urgjencës së kohëve të fundit nga ndërmjetësit, boshllëqet mbeten ende dhe shumica e publikut izraelit dhe analistëve fajësojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco