E gozhduan në mur dhe e qëlluan me pistoletë, nëna dhe i dashuri i saj vrasin 6-vjeçarin

E gozhduan në mur dhe e qëlluan me pistoletë, nëna dhe i dashuri i saj vrasin 6-vjeçarin

09:21, 14/08/2024
A+ Aa A-

E llahtarshme ka rezultuar vdekja e një 6-vjeçari në SHBA. Giovanni Jennings vdiq pasi nëna dhe i dashuri i saj e gozhduan atë në mur dhe më pas e qëlluan me një pistoletë.

Elaina Rose Jennings, 25 vjeçe dhe Daniel John Giacchina, 32 vjeç, akuzohen për vrasjen e 6-vjeçarit, i cili u gjet pa ndjenja më 30 korrik me plagë në të gjithë trupin.

Nga hetimet rezultoi se djali 6-vjeçar ishte rrahur shpesh nga dy të rriturit. “Kemi zbuluar se Giancini e ka rrahur 6-vjeçarin në disa raste. Edhe pse ky abuzim ndonjëherë ndodhte ndërsa nëna e fëmijës ishte larg, ajo ishte e vetëdijshme për këtë dhe e miratoi atë pasi ndonjëherë e inkurajonte 32-vjeçarin të abuzonte me djalin.”, tha avokati i qarkut Oakland.

Madje, 25-vjeçarja dhe 32-vjeçari kishin vendosur një aparat fotografik për të monitoruar “sjelljen e keqe” të 6-vjeçarit, edhe kur kishte të bënte me nevojën e tij për të shkuar në tualet apo për të pirë ujë. Nga autopsia rezultoi se djali kishte lëndime në kafkë, buzë, brenda gojës, faqe, ballë, shpatulla, gishta, kofshë, gjunjë. Nëna 25-vjeçare e 6-vjeçarit dhe partneri i saj 32-vjeçar tashmë po përballen me burgim të përjetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco